E Hënë, 2 Nëntor 2026

PS zyrtarizon kandidatët/ Zgjedhjet e pjesshme lokale, Kryesia miraton 6 emrat

TIRANË- PPas Ogerta Manastirliut në Tiranë, socialistët do  të tentojnë të rimarrin Bashkinë e Vlorës me një tjetër grua.

Brunilda Mersini do të lerë mandatin e deputetes për tu bërë qytetarja e parë e qytetit bregdetar.

Gramoz Sako, ish kreu i gardës së republikës, do të kandidojë për kryetar bashkie në Tepelenë, një vend i lënë bosh nga Tërmet Peçi që u zgjodh deputet më 11 maj.

Ndërsa për Bashkitë e Beratit, Cërrikut dhe Matit socialistet do të garojnë me kryetarët e komanduar aktual.

Me zyrtarizimin e kandidatëve, socialistët nisin edhe fushatën në këto pesë bashki. Ndërsa në Tiranë strukturat janë në terren. Këtë të martë zëvendeskryeministrja Belinda Balluku mblodhi strukturat e kryeqytetit ndërsa porositë janë për takime të vogla me qytetarët.

Objektivi i socialistëve për kryeqytetin është të tejkalojnë diferencën e 2023 por edhe të 11 majit, më shumë se 59 mijë vota diferencë.

/abcnews.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›