PSD-ja heziton per bashkepunimin per reformat
Partia Socialdemokrate shfaq shenjen e pare te mosmarreveshjes midis opozites ne lidhje me vendimin per te bashkepunuar me maxhorancen per te realizuar reformat e kerkuara per anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Kryetari i PSD-se, Skender Gjinushi, deklaroi se realizimi i ketyre reformave eshte pothuajse i pamundur, perderisa maxhoranca ka pushtuar institucionet e pavarura. Ai tha se PSD-ja do te bashkepunoje vetem nese do te kete reforma reale.