PSG, Luis Enrique: Pres një ndeshje të vështirë kundër Liverpool

“Ndeshja e nesërme është e ndërlikuar, futbolli dhe ndeshjet ndryshojnë shumë shpejt, duhet të jesh i përqendruar sepse mund të pësosh gol në çdo çast. Do të jetë e rëndësishme të fillosh mirë, por nuk do të jetë çelësi i suksesit”, tha trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, në prag të ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, me francezët që fituan 2-0 në ndeshjen e parë në Paris.
“E dimë sa e vështirë është të luash në këtë stadium, por është një motivim për ne”, vazhdoi ai në prag të ndeshjes në Anfield. “Do të ketë momente të vështira, por kemi përvojë në këto lloj ndeshjesh dhe jam i sigurt se do të jemi gati”, shtoi Luis Enrique.