E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSG gati numri 10 per Ibren

E kishte kërkuar që në momentin e transferimit në Paris, por Nenè kishte thënë “Jo”.

Tashmë që braziliani është larguar, me destinacion Al Gharafa-n në Katar, Zlatan Ibrahimovic mund të veshë fanellën aq shumë të dëshiruar, atë me numrin 10 të Paris Saint Germain.

Një lojtar si ai, që është ambientuar me ndërrimin e shpeshtë të fanellave, nuk mund të ndiejë shumë keqardhje për lëshimin e asaj me numrin 18.

Megjithatë, fanella me numrin 10 është e limituar vetëm në kampionatin francez, Ligue 1, pasi në Champions, për shkak të rregullores, do të duhet të luajë me atë aktualen, me numër 18.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›