E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSG marrëveshje "multimilionëshe" me Fly Emirates!

"Asocciated Press" raporton se klubi i Paris Saint Germain dhe Fly Emirates kanë arritur akordin për zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre me kompaninë e fuqishme ajrore që sponsorizon fanellën e klubit. Partnerë që prej vitit 2006, palët gjetën gjuhën e përbashkët për rinovimin deri në vitin 2018 të sponsorizimit që në vlerë komike është e frikshme.

Nëse akordi aktual parashikon që Fly Emirates të derdhë 4 mln Euro në sezon, me marrëveshjen e re ajo do shumëfishohet, ose në shifra plot 25 mln Euro në vit që do të thotë se për 5 vitet e ardshme, PSG do të përfitojë 125 mln Euro nga Fly Emirates, shifër historike për një klub francez./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›