E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSG mendon për Tevez

Paris, 30 Shtator NOA - Parisi mund të jetë rruga e arratisë për Carlitos Tevez nga Manchester City.
Lojtari pasi u pezullua për dy javë për rebelimin që pati në ndeshjen me Bajernin e Munihut në Ligën e Kampionëve, do të nxirret në merkato menjëherë nga klubi anglez.
Gjithmonë e mbyllur rruga për një huazim të mundshëm dhe e vetmja mundësi që Tevez të largohet nga City do të jetë ajo e shitjes përfundimtare dhe desitnacioni mund të jetë pikërisht në skuadrën e Leonardos, që është e gatshme për investime të reja në Janar.
Megjithatë dhe PSG, nuk është e gatshme të paguajë pagën aktuale të Tevez, që është 8 milionë euro.
r.b/NOA

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›