E Hënë, 2 Nëntor 2026

PSG shkruan historinë, dominon Interin dhe fiton për herë të parë Champions League

Nuk ka histori finalja e Mynihut. PSG dominon Interin, fiton me rezultatin 5-0 përballë Interit dhe fiton për herë të parë në historinë e klubit Champions League.

Një mbrëmje perfektë për të besuarit e Luis Enriques, që nuk i lënë hapësira kundërshtarit dhe vendosin menjëherë diktatin e tyre në fushë.

Hakimi zhbllokon sfidën në pjesën e parë, ndërsa talenti Doué bëhet protagonist me një dygolësh. Rrugën e rrjetës e gjejnë edhe Kvaratskhelia dhe Mayulu, që vulosin një sukses të merituar të parisienëve.

Luis Enrique fiton një tjetër “tripletë”, PSG për herë të parë “kurorëzohet” kampione e Europës, ndërsa Interi detyrohet të mbyllë sezonin pa asnjë trofe. Një mbrëmje për tu harruar për zikaltërit, me Asllanin që u aktivizua në minutën e 70-të, por pa arritur që të lërë gjurmë në finale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›