E Diel, 1 Nëntor 2026

PSG show me Kvara e Dembélé, Upamecano dhe Diaz mbajnë Bayernin gjallë: spektakël në Paris!

Një ndeshje e jashtëzakonshme në Parc des Princes, ajo mes PSG dhe Bayern në gjysmëfinalen e parë të Champions League, e cila u fitua nga skuadra franceze me rezultatin 5-4.

Skuadra bavareze e nisi më mirë, duke marrë epërsinë me një penallti të Kane.  PSG reagoi dhe midis minutave të 24-ta dhe 33-ta, Kvaratskhelia dhe Joao Neves e përmbysën rezultatin. Megjithatë, gjermanët nuk u dorëzuan dhe Olise barazoi rezultatin.

Dembelé shënoi me penallti për 3-2 para pushimit dhe në fillim të pjesës së dytë, Kvara dhe Dembelé e zgjeruan epërsinë në 5-2. Bayern gjeti forcën për t’u kundërpërgjigjur: Upamecano e më pas Luis Diaz shënuan për rezultatin përfundimtar 5-4, duke e lënë ndeshjen të hapur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›