E Hënë, 2 Nëntor 2026

PSV Eindhoven zbulon identitetin e lojtarit të infektuar me turbekuloz aktiv

Mbërriti në Holandë me parametra zero pak ditë pas përfundimit të merkatos së dimrit dhe deri më tani ka luajtur vetëm 24’. Mjekët e PSV Eindhoven kanë bërë me dije se Lukas Perez është prekur nga sëmundja e turbekulozit dhe se do të mjekohet me antibiotikë dhe do të qëndrojë i izoluar për gati 3-4 javë.

Për momentin lojtari nuk është në rrezik për jetën, por skuadra e Eindhovenit është duke mbajtur nën kontroll situatën pasi i frikësohet një përshkallëzimi të mundëshëm të situatës pasi ish-lojtari i Deportivo La Korunjës mund të ketë infektuar disa lojtarë të tjerë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›