PSY lancon këngën Gentleman
Të gjithë e njohim nga Gangnam Style, por këngetari i famshëm koreano-jugor ka lancuar një video të re solo “Gentleman”, që pritet të ketë edhe kjo sukses të madh.
Kënga më re e PSY u lancua në një kohë kur më shumë këngëtarë kanë si qëllim të arrijnë lartësinë e Gangnam Style. Video e këngës tregon rapper-in në rolin e një Casanova , i cili përzien pushtimet e tij më një ironi therrëse.
“Stili kujton koreografi nga valet tradicionale të koresë së jugut” thotë PSY.
E ndërsa për vetëm një ditë kënga e re ka marrë rreth 13 milion e 800 klikime në youtube, këngëtari koreano- jugor PSY thotë se do të jetë e vështirë të arrijë suksesin e Gangnam Style.