E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSY në Tiranë

Këngëtari koreano-jugor “PSY”, i cilësuar si “fenomen” në televizionet muzikore dhe internet, do të performojë në Tiranë.

Një nga klubet e natës në Tiranë, ka lajmëruar se do të sjellë më 18 Maj këngëtarin e “Gangnam Style”, shoqëruar nga balerinat e videos.

PSY, javë më parë ka publikuar një këngë të re, “Gentleman”, e para që prej supersuksesit me “Gangnam Style”, që me 1,5 miliardë klikime është shndërruar në videon më të klikuar në historinë e “You Tube”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›