E Shtunë, 31 Tetor 2026

PTK AKR kunder strategjise se privatizimit

Partia opozitare Aleanca per Kosoven e Re ka kundershtuar sot strategjine e privatizimit te PTK-se e miratuar pak dite me pare ne Parlament.

Kryetari i grupit parlamentar te AKR-se Ibrahim Makolli ka deklaruar se kjo parti nuk kundershton privatizimin por formen e zgjedhur per te realizuar kete proces e cila sipas tij nuk ben nje vleresim te drejte.

AKR eshte pozicionuar kunder privatizimit ne kete forme te PTK-se pasi konsideron se nuk mund te shkohet ne privatizimin e ketij aseti kaq te cmuar pa u bere me pare nje vleresim i drejte paraprak ka pohuar Makolli.

Ai ka shtuar me tej se privatizimi i PTK-se ne kete kohe krize financiare nuk eshte dicka e mencur pasi edhe kompanite e interesuara nuk kane bere nje oferte te kenaqshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›