PZAP kërkon rivotim në 21 qendra votimi
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në Kosovë ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të anulojë votimet në 21 qendra votimi, në pesë komuna, dhe t`i përsëris ato.
PZAP-i ka urdhëruar KQZ-në që të ketë rivotim në 12 qendra votimi në Skenderaj, 5 në Drenas, 1 në Malishevë, 2 në Deçan dhe 1 qendër votimi në Lipjan theksojnë mediat kosovare
Arsyet, sipas PZAP-it, janë se gjatë procesit të votimit të zgjedhjeve të 12 dhjetorit, ka pasur parregullsi dhe si i tillë, procesi i votimit në këto qendra nuk mund të konsiderohet i vlefshëm
PZAP po ashtu ka urdhëruar KQZ-në të bëjë ndërrimin e komisionerëve të qendrave të votimit dhe të shtojë mbikëqyrjen e procesit të rivotimit.
Ankesat ndaj këtyre vendimeve mund të dërgohen në Gjykatën Supreme, e cila merr vendimin përfundimtar.