Pa drita kush s'paguan, ultimatum për 72 orë i kompanisë çeke CEZ
OSSH i ka dhënë ultimatum të gjitha institucioneve shtetërore, nëse nuk paguajnë detyrimet brenda 72 orëve do të kenë shkëputje të energjisë elektrike. Zëdhënësia e Cez kompanisë e cila ka privatizuar OSSH-në ka bërë të ditur në një konferencë për shtyp se këto subjekteve debitore si buxhetore dhe jo buxhetore janë vënë në dijeni që në datën 22 shkurt. Sipas zëdhënëses në këto institucione përfshihen subjekte si bashki, minibashki, ujësjellsa, spitale, komisarite policie e të tjerë.
Nëse këto subjekte nuk do të paguajnë borxhet që i kanë OSSH-së atëherë në shumë institucione të vendit do të paralizohet puna për katër orë në ditë ajo që OSSH sqaron është kjo ndërpreje do të jetë vetëm për institucionet pa dëmtuar zonat e banimit përreth tyre.