Pa patentë, në makinë me kanabis/ Pranga 21-vjeçarit në Kukës

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia në Kukës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi kanabisi.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se 21-vjeçari, banues në Angli, nuk ishte i pajisur me leje drejtimi./abcnews.al