E Diel, 1 Nëntor 2026

"Pace me Gazeta", Delijorgji prenotondhomën tek Drejtoria e Policisë

TIRANE- Objekt i ironisë dhe thumbave të Hervin Çulit dhe bandës së tij mëngjesin e sotëm në “Paçe me gazeta” ishin të akuzuarit kryesorë të tragjedisë së Gërdecit. Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, Dritan Minxolli
dhe Sokol Ngjeçi mbërritën mbrëmjen e së enjtes në ambientet e policisë, pas lëshimit të urdhërekzekutimeve nga ana e prokurorisë.

Delijorgji do të qëndrojë në qeli për 3 muaj dhe 24 ditë, ndërsa Pinari dhe Ngjeçi 3 vite e 7 muaj, ndërsa Minxolli 5 vite e 7 muaj.

Emisioni “Paçe me gazeta” i tv A1 REPORT! transmetohet çdo ditë në orën 07:10- 07- 30 dhe ritransmetohet në orën 07:40 - 8.00 dhe 8.10 - 8.30.

Redaksia online
(sg/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›