E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacientet e siguruar ekzaminimet e shtrenjta falas

TIRANE- Te gjithe pacientet e siguruar mund te perfitojne pothuajse falas 11 ekzaminimet me te shtrenjta qe ofron Qendra Universitare Spitalore Nene Tereza. Keto sherbime jane perfshire ne skemen e rimbursimeve dhe te semuret paguajne vetem 10 te kostos se tyre. Instituti i Sigurimit dhe Kujdesit Shendetesor ISKSH e mbulon ne masen 100 kete sherbim per invalidet e plote invalidet e luftes veteranet femijet deri ne 1 vjec si dhe ata qe vuajne nga TBC dhe CA. Ata ofrohen per te gjithe pacientet ambulatore ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza nese ndjekin sistemin e referemit dhe plotesojne dokumentacion e kerkuar. Ekzaminimet e shtrenjta sic jane Rezonanca magnetike pa kantrast dhe ajo me kontrast skaneri i kokes dhe i trupit me dhe pa kontrast mamografia litotripsia angiografia koronografia fibrosteoscopia si dhe fibrocolonoscopi kane nje kosto reale teper te larte duke filluar nga 3.800 leke te reja deri ne 40 mije leke te reja. Por nese nje pacient eshte i pajisur me libreze shendetesore ai perfiton nga skema e rimbursimit dhe paguan per keto ekzaminime te shtrenjta vetem 10 per qind te kostos reale te tyre. Dokumentacioni qe duhet te plotesoje nje pacient qe paraqitet ambulatorisht ne QSUT eshte dkumenti i identifikimit pasaporte ose certificate me fotografi libreza e shendetit rekomandimin nga mjeku i pergjithshem dhe ai i familjes rekomandimin nga mjeku i spitalit si dhe rekomandimin e firmosur nga shefi i klinikes.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›