E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pack Aksioni i Vetevendosjes cmenduri

Eurodeputetja gjermane, Doris Pack e ka cilësuar si “një cmenduri që duhet ndaluar” aksionin e paralajmëruar nga lëvizja Vetëvendosje me moton “Serbia nuk kalon”.

Në një intervistë për Radio Dukagjini, Pack ka deklaruar se Albin Kurti dhe aktivistët e lëvizjes së tij duhet të sillen ndryshe dhe jo të imitojnë serbët e veriut.

“Unë mendoj se kjo është një cmenduri që duhet parandaluar. Ata duhet të sillen ndryshe dhe jo sic sillen serbët në veri të Kosovës. Ky aksion e kthen Kosovën prapa”, ka vlerësuar Pack.

Sipas saj, aksioni i organizuar nga një prej partitë kryesore Unë mendoj se kjo është një cmenduri që duhet parandaluar. Ata duhet të sillen ndryshe dhe jo sic sillen serbët në veri të Kosovës

Doris Pack
Deputete e Parlamentit Evropian të Parlamentit të Kosovës tregon mosrespektimin e saj për ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

“Ndihem e turpëruar si deputete kur deputetët në Kosovë ndërmarrin nisma të tilla. Nuk mund ta pranoj që Albin Kurti bën gjëra të tilla. Kjo dëshmon mosrespektimin e Kushtetutës dhe të së ardhmes së Kosovës”, ka theksuar Pack.

Një ditë më parë ishte kryeministri kosovar Hashim Thaci që kritikoi ashpër aksionin e paralajmëruar të Vetëvendosjes, duke e quajtur lëvizjen në fjalë “Vetëfundosje”.

Thaci u shpreh se nisma “Serbia nuk kalon” është e ngjashme me modelin e politikës serbe dhe shtoi se askush nuk mund ta marrë pushtetin me dhunë.

Anëtarët e lëvizjes Vetëvendosje nga e hëna nisën të mbledhin emrat e studentëve dhe qytetarëve të cilët do të bashkohen në aksionin për bllokimin e dy pikave kufitare me Serbinë.

Vetë Albin Kurti, i cili dy ditë më parë mori cmimin Personazhi i Vitit nga Top Channel, vlerëson se ndaj Serbisë, që bllokon qytetarët dhe mallrat kosovare, Kosova duhet të përgjigjet me të njëjtën monedhë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›