E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli del pas shtatë orësh nga SPAK: Bëra një denoncim për padrejtësitë që janë bërë për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka dalë pas shtatë orësh nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Pas daljes, ai tha për mediat se ka bërë një kallëzim penal për atë që i cilësoi si padrejtësi lidhur me Aeroportin e Vlorës.

“Unë vetëm kam bërë një denoncim penal për padrejtësitë që janë bërë deri më tani për Aeroportin e Vlorës”, u shpreh Pacolli për mediat pas daljes nga SPAK.

Biznesmeni Pacolli ishte thirrur nga prokurorët e posaçëm për t’u pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni, në kuadër të hetimeve që po kryhen për çështjen e Aeroportit të Vlorës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›