E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli kerkonnjohje nga vendete CARICOM-it

NEW YORK- Kryetari i AKR-se Bexhet Pacolli vazhdon takimet me perfaqesues te shume vendeve ne Nee York ku po kerkon njohje te reja te pavaresise se Kosoves- thuhet ne nje njoftim te AKR-se.

Ne njoftim thuhet se Pacolli ka shtruar darke pune per ceshtje diplomatike me perfaqesuesit e vendeve te CARICOM-it ku moren pjese ministrat e jashtem te Barbados Antiguas dhe Shen Vincent. Ky ishte takimi i trete qe kreu i AKR-se organizon me perfaqesuesit e Komunitetit te Karaibeve.

Pacolli i ka informuar edhe nje here bashkebiseduesit per situaten aktuale dhe per nevojen e njohjeve te reja qe ka Kosova. Ai ka kerkuar nga keto vende qe te gjitha se bashku te shqyrtojne me vemendje njohjen kolektive te Kosoves.

Ne komunikaten e AKR-se thuhet se kryetari i kesaj partie para nje viti u ka derguar leter perfaqesuesve te Kosoves presidentit kryeministrit dhe ministrit te Jashtem ku ka kerkuar koordinimin e takimeve me vendet e CARICOM-it per ti bindur ata qe ta njohin Kosoven por fatkeqesisht asnjehere nuk ka marre ndonje pergjigje.
m.a/tg/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›