Pacolli tjeter turne ne Afrike

Numri dy i qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli ka nisur sot një tjetër turne lobimi në kontinentin e Afrikës.
Sipas mediave kosovare, Pacolli do të vizitojë një numër të konsiderueshëm shtetesh, ku do të takohet me drejtues të lartë të tyre.
Nga vizitat e mëparshme të Pacollit në Afrikë, në muajt e fundit kanë ardhur 4 njohje nga ky kontinent.
Konkretisht bëhet fjalë për Arikën Qendrore, Guinea Konakrin, Beninin dhe Nigerin, vende nën diktaturë, që njihen ndryshe si “shtete të dështuara”.
Disa javë më parë, zyra e zotit Pacolli deklaroi se së shpejti do të vijnë edhe dy njohje të tjera, këtë herë nga Amerika Qendrore.
“Krahas aktiviteteve të ngjeshura lobuese në kontinentin e Afrikës, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, i mbështetur nga zyra e tij dhe lobues profesionistë, po drejton një fushatë të fuqishme në Amerikën Qendore”, thuhej në njoftimin për shtyp.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Limaj: Thaci, një hipokrit
Ish-ministri i Transportit, Fatmir Limaj, e quan jo kushtetuese kërkesën të cilën qeveria e Kosovës ia bëri Gjykatës Kushtetuese për të zgjidhur cështjen e imunitetit të deputetëve. Haga: Haradinaj, gjykim të drejtë
Gjykata ndërkombëtare e Hagës shpreson që gjykimi ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, të jetë i drejtë. Wikileaks: Tadic-Thaci, takime sekrete
Në të paktën dy raste, në kabllogramet drejtuar Departamentit amerikan të Shtetit, shkruhet se kryeministri Hashim Thaci është takuar me presidentin serb Boris Tadic. Vulat, më 16 shtator implementimi i paktit
Qeveria e Kosovës ka vendosur që më 16 shtator të nisë implementimi i marrëveshjes me Serbinë për vulat doganore. Gjermania: Veprimet në veri, të koordinuara
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Ernst Reichel ka deklaruar se vendi i tij mbështet përpjekjet e institucioneve kosovare për të shtrirë autoritetin në veri, por vetëm nëse ato bëhen në koordinim me misionet ndërkombëtare.
Lajmet kryesore
Vrasja në Tiranë, arrestohet një person
Policia vijon hetimet
Përmbarimi bllokon financat e ministrive
Gaddafi: Jam ende në Libi
Kriza, shefat e diplomacive në Tiranë
Bregu: 12 prioritetet, test për politikën