E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli zgjidhet zëvendëskryeministër

Kryeministri Hashim Thaçi ka emëruar Behgjet Pacollin zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë së Kosovës.

Pacolli do të jetë i ngarkuar i veçantë për marrëdhënie ndërkombëtare për të siguruar njohje të reja për shtetin e Kosovës, si dhe për të sjellë investime të huaja në Kosovë, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ai do të ketë detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara për Zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin në fuqi./zëri/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›