E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli, zhgënjyes me ata që kanë udhëhequr gjithë këto vite

Ani pse është në bashkëqeverisje më partin e Hashim Thaçit, kreu i AKR-së Behxhet Pacolli ka shfrytëzuar rrjetin facebook për të kritikuar qeverisjen në vend për varfrin ne vend.

Pacolli, thotë se ndihët shumë i zhgënjyer që Kosova radhitet në mesin e 10 vendeve më të varfra të botës. Por, ai për këtë ka hedhur kritika edhe veten.

“Duke shfletuar shtypin në mbrëmje, meqë tërë ditën nuk pata mundësi ta bëja, e lexova lajmin se në renditjen botërore Kosova rangohet në mesin e 10 vendeve më të varfra të globit. Një gjë mjaft zhgënjyese. Zhgënjyese sidomos me ata që kanë udhëhequr këtë vend gjithë këto vite, që e udhëheqin Kosovën edhe sot, duke mos përjashtuar as veten time nga ky mes. U ndjeva vërtet keq. Në gjeografinë e Kosovës sime unë ecë shumë lirshëm dhe në të gjitha vendet publike ku jam prezent ndjej energjinë e rinisë tonë, rinisë së shkathët, pasionante dhe me shumë ëndrra të Kosovës. E shoh me admirim dhe thellë në vete e krahasoj atë me rininë e vendeve anë e kënd botës, atje ku unë shpesh udhëtoj”, ka shkruar zëvendëskryeministri Pacolli. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›