Padia e Dulakut ndaj Berishës, zgjidhet me short trupa e gjyqtarëve
TIRANË- Gjykata e Lartë ka caktuar sot trupën gjykuese që do të shqyrtojë padinë e bërë nga Artan Dulaku në ngarkim të Sali Ram Berishës.
Sipas burimeve nga gjykata, sot u hodh shorti me gogla, sipas procedurave të përcaktuara dhe u zgjodhën 5 gjyqtarët që do të merren me dosjen në fjalë.
Pas shortit, gjyqtarët e zgjedhur janë:
1. Mirela Fana, Rel
2. Aleksander Muskaj
3. Irma Bala
4. Guxim Zenelaj
5. Evjeni Sinoimeri
Padia në ngarkim të Sali Berishës u bë nga përfaqësues ligjore të kompanisë së ndertimit Edil Al It, dhe u dorëzuar pak ditë më parë në Gjykatën e Lartë.
Kjo kompani drejtohet nga Artan Dulaku, të cilin S.Berisha e renditi e në krye të sulmeve të tij të paprecedenta verbale, duke e quajtur "don Dollaku".
Juristet e kompanise ne fjale, nje nga taksapagueset me te medha ne vend, deklaruan për Shekullin, ditën e padisë se ne kerkese eshte bere edhe intepretimi perkates se pse kerkesa eshte derguar ne gjykaten e larte dhe jo ne prokurori.
"Kerkesa per gjykim per shpifje ndaj shtetasit Sali Ram Berisha, aktualisht kryeminister i vendit, mbeshtetet ne nenin 55 te Kodit te Procedures Penale, - thuhet ne deklaraten e juristeve te kompanise".
"Don Dollaku, Tan Dollaku, ne zemer te Tiranes ka pervetesuar me firme te Edvin lakuriqit 54.153 metra katrore" - tha S.Berisha ne fjalimin e tij mes te tjerash.
Padia u shoqërua atë ditë me nje deklarate per media ku thuhej:
"...Kompania Edil Al shpreh shqetesimin e saj per klimen e krijuar pas sulmeve te pabaza, tendencioze dhe te paskupullta qe kryeministri i vendit, z. Sali Berisha dhe qeveria e tij po ndermarrin ndaj saj. Kompania Edil Al i ben thirrje gjithe opinionit publik ne vend, Presidentit te Republikes, Trupit Dimplomatik, organizmave ne mbeshtetje te biznesit, institucioneve nderkombetare se veprimi i qeverise shqiptare per te sulmuar nje kompani private biznesi per kapital thellesisht politik, eshte nje agresion i mirefillte dhe nje alarm i forte per fatin qe ka demokracia ne Shqiperi"- thuhej në deklaratë.
Kjo komani ka qenë e para që bëri padi penale për Berishën. Pas kësja, në gjykatë vërshuan edhe të tjera padi në drejtim të kryeministrit. Padi bënë firma ndertuese e pallatit ne qender te Tiranes, firma 2K, e cila iu drejtua gjykates me nje padi per shifje dhe fyerje ndaj kryeministrit te vendit. Më tej, disa padi që Bashkia e Tiranës bëri për vetë kreun e qeverisë dhe zyrtarët e lartë. Vetëm sot lideri socialist Edi Rama deklaroi se ka bërë 20 padi, 10 penale e 10 civile në adresë së Berishës, të cilit i ka kërkuar të faktojë akuzat e bëra ndaj tij.