E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Padia për shpifje ndaj Bardhit, avokati i ish-drejtorit të Policisë: S’duam pará, por dënimin e tij

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsion zhvilloi këtë të martë seancën e radhës mes deputetit të PD-së Gazmend Bardhi dhe ish-drejtorit të policisë në Shkodër, Edmond Sulaj.

Sulaj ka paditur deputetin Bardhi për akuzat e shpifjes, lidhur me deklaratat e këtij të fundit në foltoren  kuvendit se ish drejtorin e Policisë Shkodër se ka dalë në përgjimet e Sky Ecc.

Gjatë seancës avokati i Sulajt është shprehur se kërkon dënimin e deputetit për akuzën e shpifjes dhe jo dëmshpërblim.

“Nuk kërkojmë dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar, por dënimin e të akuzuarit Gazmend Bardhi”, u shpreh avokati.

Pas pretendimeve të secilës palë, GJKKO vendosi që seanca e radhës të mbahet më 30 janar në orën 09.00. Në seancën e radhës palët do të paraqesin me shkrim konkluzionet e tyre.

Në seancën plenare të 12 shtatorit, Bardhi lexoi disa komunikime nga Sky Ecc, për të cilat tha se janë provë se drejtori i policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj, ishte emëruar nga bandat.

Pas akuzave në kuvend pati replika, ku ministri i Brendshëm Ervin Hoxha tha se biseda në Sky Ecc i përkisnin vitit 2021 ndërkohë emërimi i drejtorit ishte bërë në tetor 2023. Këto akuza u cilësuan shpifje dhe fyerje të figurës nga Edmond Sulaj, i cili paditi për shpifje deputetin Gazmend Bardhin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›