Padit Gjeneralin

Nëse pjesëtarët e tjerë të përjashtuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës janë pajtuar të mos e veshin kurrë uniformën ushtarake, Izet Aliu nga Dragashi e ka ndarë mendjen të veprojë ndryshe.
Ai ka angazhuar një avokat nga Prizreni dhe të enjten, në Gjykatën Komunale në Prishtinë, ka dorëzuar një padi ndaj FSK-së dhe komandantit të përgjithshëm të saj, Gjeneral Sylejman Selimi.
Padia e Izetit, në këtë rast, ka të bëjë me vendimin e nënshkruar nga Gjeneral Selimi, për largimin e tij nga puna. Ish Kapiten Izeti thjesht kërkon rikthim në vendin e punës, ngase pretendon se përjashtimi i tij është bërë pa asnjë arsye.
Në fakt, ai beson se përjashtimi i tij nga detyra është bërë për shkak të raporteve që ka hartuar në lidhje me keqpërdorimet e mëdha që janë bërë në këtë forcë.
“Janë shitur veturat e TMK-së për hekur dhe kjo ka ndodhur gjatë epopesë së UCK-së në vitin 2009”, thotë Izeti për Express.
Përveç kësaj, sipas tij, rasti më i tmerrshëm që ka ndodhur në FSK është ajo çfarë kanë bërë me veturën e ruajtur si relikt të luftës, për të cilën për dhjetë vjet janë kujdesur ish Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK).
“Vetura të cilën dëshmori Tahir Sinani ua kishte marrë forcave serbe, për dhjet vjet ka qëndruar në Zonën e Dytë Mbrojtëse në Prizren për t’u vendosur në muze. Por, në mars 2009, bashkë me të tjerat, ajo është shitur për hekur”, shpjegon Izeti.
Edhe këtë rast ai pretendon se e ka paraqitur në raportet e tij dhe mendon se ky është edhe një shkak më shumë pse e kanë larguar nga FSK-ja.
“Në gjykatë do të tregoj emrat e atyre personave, të gjithëve, çfarë kanë bërë e si kanë vjedhur”, deklaron ish Kapiteni i FSK-së, i bindur se një ditë gjykata do ta shqyrtojë rastin e tij.
Edhe pse në vendimin për largim nga puna i shkruan qartë se nuk ka të drejtë ankese, para se të shkojë në gjykatë, Izeti është ankuar në zyrën e Avokatit të Popullit dhe Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KMDLNJ).
“E kanë regjistruar rastin, por më kanë thënë se fillimisht duhet t’i drejtohem gjykatës. Këtë e kam bërë. E nëse këtu nuk gjej drejtësi, do të shkoj deri në Strasburg”, thotë Izet Aliu. Ai thotë se për këtë është i vendosur deri në fund.
“Dua që drejtësia të dalë në shesh e të mos luhet me dinjitetin tonë”, shprehet Izet Aliu, duke sqaruar se tërë veprimi i tij ka vetëm një qëllim.
“Drejtësia të dalë në shesh sepse e ndiej vetën se nuk jam fajtor dhe dua të kthehem në vendin tim të punës”, thotë Izet Aliu.
Por, vetë zyrtarë të Ministrisë së FSK-së kanë deklaruar se kjo çështje nuk është kompetencë e tyre, edhe pse në fund të vendimit për largim të Izetit dhe 13 ish pjesëtarëve të tjerë të kësaj force qëndron nënshkrimi i kreut të FSK-së.
“Kjo është kompetencë e KFOR-it dhe ne nuk dimë asgjë as për largim të këtyre personave”, është shprehur ditë më parë Ibrahim Shala për Express.
Por, zyrtarë të KFOR-it thonë se me këtë çështje merret vetë FSK-ja duke mos pranuar se kanë gisht në përjashtimin e këtyre pjesëtarëve, të cilëve në vendim u shkruan se rezultatet e verifikimeve të të kaluarës së tyre për ta kanë dalë të jenë negative.
Në lidhje me këto largime nga FSK-ja, ka reaguar edhe Behxhet Shala, kryetar i KMDLNJ-së. Me një letër të hapur drejtuar Gjeneral Selimit, Shala ka deklaruar se vendimi për ndërprerjen e punësimit, që u është dhënë këtyre ish pjesëtarëve, është shumë i paqartë dhe aspak arsyetues. “Nuk i tregoni arsyet e vërteta pse shkarkohen pjesëtarët e FSK-së, apo nuk ju lejohet nga ata që e bëjnë procedurën e verifikimit” ta bëni këtë?!”, ka thënë Shala.
Sipas tij, meqë verifikimi i aftësive psikofizike të kandidatët bëhet në fillim dhe ky është kusht i domosdoshëm për rekrutim të suksesshëm, pse është e nevojshme që procedura e verifikimit të zgjasë më shumë se një vit, e pastaj rekrutët të hidhen në rrugë.