Padite penale te KLSH-se
Ne diten e fundit te vitit Kontrolli i Larte i Shtetit ka bere publike rezultatet e kontrollit ne bashkine e Pogradecit si dhe ne komunen e Berzhites ne Tirane ku ka verejtur nje sere shkeljesh renda. Pas evidentimit te tyre KLSH ka bere padi penale per drejtuesit e larte vendore. KLSH veren se ne bashkine e Pogradecit kryetari i saj dy nenkryetaret dhe disa drejtues te tjere kane shperdoruar detyren duke shkelur barazine e pjesemarresve ne tendera dhe ankande publike.
Auditimi i zhvilluar ne kete bashki nxori ne pah se autoritetet kane dhene nje seri lejesh ne qender te qytetit dhe ne ambientet publike duke shkelur hapur ligjin. Gjithashtu KRRT e Bashkise Pogradec ka miratuar Studime ne shkelje te kondicioneve urbanistike. Ne total nga raporti i Kontrollit te Larte te Shtetit eshte konstatuar nje dem ekonomik ne vleren rreth 46. 5 milione lekeve. Edhe ne komunen Berzhite ne Tirane KLSH ka konstatuar shkelje ligjore ne baze te se cilave eshte iniciuar kallezim penal per shperdorim detyre per Kryetarin aktual te kesaj komune si dhe tre nepunes te tjere te saj me akuzen e shperdorimit te detyres. Keta zyrtare sipas KLSH kane kryer shkelje ne shitjen e trojeve publike dhe dhenien e tyre me qera. Abuzime ka edhe ne skualifikimin e firmave nga tenderet publike. Sipas KLSH demi i shkaktuar ne komunen Berzhite nga drejtuesit e saj eshte rreth 17.3 milione leke.
Komente
Facebook