E Diel, 1 Nëntor 2026

Pagjumesia provokonankth dhe depresion

OSLO- Fjetja jo e mire gjate disa neteve mund te sjelle crregullime te ndryshme si ankth ose depresion njoftuan burime mjekesore norvegjeze.
Pagjumesia kronike mund ti paraprije zhvillimit te ankthit dhe po ashtu mund te nxite depresionin thuhet nga disa studime te Universitetit norvegjez te Haukelandit qe u publikuan ne edicionin e fundit te revistes mjekesore Sleep.
Sipas studiuesve pagjumesia kronike eshte ndjenje subjektive e te pasurit probleme me gjumin ose me fjetjen e paqendrueshme gjate shumices se neteve per se paku nje muaj.
Studiuesit kane gjurmuar depresionin ankthin dhe pagjumesine ne me shume se 25 000 norvegjeze te rritur.
Gjate studimit te pare hulumtuesit kane perjashtuar pjesemarresit me ankth ose depresion dhe kane analizuar vetem ata qe kane pagjumesi.
Njerezit te cilet kishin patur pagjumesi kronike gjate studimit te pare ishin pjeserisht te prire ndaj semundjeve te lidhura me ankthin.
Por nga studimet doli edhe se pagjumesia kronike nuk parashikon paraqitjen e depresionit. Njerezit me pagjumesi gjate studimit te pare nuk kane qene te prire te shfaqin shenja depresioni gjate studimit te dyte.
Megjithate kjo nuk do te thote se depresioni dhe pagjumesia nuk jane te lidhura.
Njerezit me pagjumesi kronike krahasuar me njerezit pa pagjumesi ishin me te prire te kishin ankth ose depresion.
Lehtesimi i pagjumesise mund te ndihmoje ne parandalimin e zhvillimit te crregullimeve te lidhura me ankthin.
e.n/mia/BalkanWeb

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›