Pagoi me para false në një pikë karburanti, arrestohet 22 vjeçari turk në Fier

Një 22 vjeçar turk është arrestuar pasi pagoi me dollarë fals në një pikë karburanti në Fier.
Sipas policisë, ka qenë punonjësi i pikës së karburantit në fshatin Çermë e Sipërme që ka bërë denoncimin, se i riu ka paguar për furnizimin e automjetit me kartëmonedha false (dollarë).
22 vjeçari akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”./abcnews.al