E Diel, 1 Nëntor 2026

Pahor-Tadicit E kote te luftosh per dicka te humbur

Kryeministri slloven Borut Pahor citohet te kete thene se do te beje te pamunduren te binde presidentin serb Boris Tadic se gjeja me e keqe eshte te luftosh per dicka qe ke humbur dhe te synosh nga e paarritshmja.
Me kete fraze Pahor i referohet perpjekjeve te Serbise per te ndaluar njohjen e metejshme te sovranitetit dhe pavaresise se Kosoves.

Nderkohe presidenti serb ka deklaruar ne Nova Gorice te Sllovenise se beson qe eshte e mundshme te gjendet kompromisi rreth tekstit te projekt-rezolutes per Kosoven i cili do te kenaqte Serbine dhe Bashkimin Evropian dhe njeheresh te mundesoje fillimin e dialogut per sic u shpreh ai zgjidhjen e problemit te Kosoves.

Te premten mbrema pas bisedes me kryeministrin slloven Borut Pahor ne fshatin Dobrova afer Nova Gorices Tadic po ashtu ka thene se Serbia e cila respekton te drejtat legjitime te popullit shqiptar nuk mund te bisedoje me perfaqesuesit e sic eshte shprehur ai te te ashtuquajturit shtet i Kosoves.

Por pas darkes se perbashket Tadic ka rikujtuar vijen e kuqe per Serbine.

Serbia nuk ka kurrfare interesi as qe te behet faktor jokonstruktiv ka thene nder te tjera Tadic duke shfaqur pritjet se ne nje periudhe te shkurter kohore ne diskutimet me shefen e diplomacise evropiane Katerine Ashton do te gjendet zgjidhja.

Nga ana e tij kryeministri slloven Borut Pahor i ka terhequr verejtjen presidentit Tadic se ne interesin e Serbise dhe te BE-se eshte qe teksti i projekt-rezolutes serbe te jete i pranueshem edhe per Serbine edhe per BE-ne.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›