Pajaziti: Angazhim per luftimin e korrupsionit

Kosova vlereson se keshillat e Bashkimit Evropian duhet te merren ne konsiderate te jashtezakonshme ne menyre qe standartet te zbatohen me rigorizitet dhe me shpejtesi.
Ne nje samit te Ministrave te rajonit organizuar ne Zagreb, Kosova u perfaqesua nga ministrja e Drejtesise, Nekibe Kelmendi dhe ministri i Brendshem, Zenun Pajaziti.
"Ne kemi interes per te gjitha fushat qe trajtohen ne kete konference. Kemi interes te jemi pjese e perbashket e ketyre angazhimeve te rajonit, ne veçanti per angazhimet e perbashketa sa i perket luftimit te krimit te organizuar, çeshtjeve te emigracionit dhe menaxhimit te kufirit", ka deklaruar ministri Pajaziti.