E Diel, 1 Nëntor 2026

Pak minuta para takimit me Melonin, Rama ndan foton: Duke përsëritur mësimet, motra e Italisë nuk të fal

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali, ku në orën 15:00 do të zhvillojë një takim me homologen italiane Giorgia Meloni.

Ne fokus të bisedimeve mes dy krerëve të qeverive është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian si dhe zbatimin e marrëveshjeve dy palëshe.

Pak minuta para takimit, Rama ka ndarë një foto, teksa shkruan: “Romë, duke përsëritur mësimet përpara takimit, se motra e Italisë nuk të fal me njohuritë që ka për çdo projekt”.

Burime nga Kryeministria bëjnë me dije se pjesë e diskutimeve do të jenë edhe zhvillimet e fundit gjeopolitike ndërsa ende nuk ka detaje nëse Rama dhe Meloni do të mbajnë një deklaratë të përbashkët.

Por vizitat e kreut të qeverisë nuk mbarojne në Romë, pasi të premten ai do të nisët për në Barcelonë, ku do të marrë pjesë me ftesë të kryeministrit Pedro Sanchez, në punimet e mbledhjes së katërt të samitit “Në mbrojtje të demokracisë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›