E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pak orë nga nisja e samitit të NATO-s, Rusia sulmon Kievin me raketa

Pak orë para nisjes së samitit të NATO-s në Vilnius, Lituani, Rusia nisi një sulm ajror në Kiev.

Lajmi është njoftuar nga kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko. Ky i fundit tha se, sulmi i sotëm, është i dyti brenda një muaji.

“Armiku sulmoi Kievin nga ajri për herë të dytë këtë muaj. Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës rrëzuan të gjithë dronët Shahed të prodhuar nga Irani të lëshuar nga Rusia përpara se të arrinin objektivat e tyre”, tha Popko.

Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, alarmet për sulm ajror shpërthyen mbi Kiev për një orë e më gjatë në pjesë të tjera të lindjes së Ukrainës.

Samiti në Vilnius, i cili fillon të martën, do të mbizotërohet nga pasojat e pushtimit rus të Ukrainës, me liderët që do të miratojnë planet e para gjithëpërfshirëse të NATO-s që nga fundi i Luftës së Ftohtë për t’u mbrojtur kundër çdo sulmi nga Moska.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›