Pak para takimit Trump- Zelensky, bien sirenat për sulme ajrore në Kiev

Sirena sulmesh ajrore dëgjohen në Kiev, pak para takimit të Donald Trump me Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.
Kjo situatë konfirmon vështirësitë që përjetojnë ukrainasit ndërsa negociatat vazhdojnë.Ukrainasit do të thoshin se asnjë nga këto nuk e përmirëson situatën që po përjetojnë, pasi ata vazhdojnë të përballen me bombardime dhe sulme me dronë çdo natë, siç raportohet nga Sky News.
Kievi është kursyer nga sulmet ajrore ditët e fundit, ndoshta sepse Vladimir Putin dëshiron të shmangë dhënien e përshtypjes se po sulmon kryeqytetin ukrainas gjatë diskutimeve të tilla diplomatike delikate.