E Diel, 1 Nëntor 2026

Pak veta para Ministrisë/ Dy orë pas thirrjes së protestës

TIRANË- Pak persona janë mbledhur në protestë para Ministrisë së Arsimit.

Edhe pse kanë kaluar rreth dy orë nga orari i nisjes së protestës, pjesëmarrja në rrugë është e papërfillshme.

Qytetarët e Tiranës duket se kanë zgjedhur të vazhdojnë jetën e tyre normalisht, duke mos u bashkuar më thirrjen për protestë, të cilat në ditët e mëparshme kanë qenë të dhunshme, me sulme ndaj institucioneve dhe shkatërrim të pronës publike dhe private.

Abc News sjell pamjet me dron nga kjo protestë para Ministrisë së Arsimit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›