Pakësohet numri i protestuesve tek Kryeministria, Rama ironizon protesten: Halloween rain, ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm!

Pas përplasjeve me militantët e Partisë Demokratike, të cilët i larguan nga protesta, të rinjtë vijuan tubimin para Ministrisë së Arsimit, që përshkallëzoi sërish në dhunë. Protestues të maskuar sulmuan me gurë e molotovë efektivët e policisë, ndërsa këta të fundit u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Molotovët shpërthyen në këmbët e efektivëve dhe poshtë autobotit të ujit.
Një grup protestuesish, të pajisur me çadra e mushama, vazhduan të hidhnin molotovë drejt policisë, ndërsa të tjerë nisën të largoheshin nga Ministria e Arsimit dhe marshuan te Kryeministria.
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar protestën në bulevard ku tanimë shihet vetëm një grup protestuesish.
Ai i referohet edhe festës së Halloween-it ditën e sotme duke u shprehur:
“Halloween Rain. Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm”, shkruan Rama.