E Diel, 1 Nëntor 2026

Paketa e Maleve/ “Investimet e para kanë nisur ‘të mbijn뒔, Dervishi: Të investohet sipas rregullave në parqet kombëtare

Kryetari i Shoqatës së Bujtinave, Kujtim Dervishi, ka komentuar Paketën e Maleve, duke theksuar se edhe në parqet kombëtare duhet të lejohet investimi, por duke respektuar kriteret dhe rregullat e përcaktuara.

Sipas tij, Paketa e Maleve ka marrë zhvillim dhe po sjell investime në zona të ndryshme rurale të vendit.

 “ Paketa e maleve, është bërë një hartë në Shqipëri, edhe në parqet kombëtare duhet lejuar të investohet, nuk ka asgjë të keqe, vetëm me një farë rregulli, pra të investohet sipas kritereve.

Paketa e maleve ka marrë zhvillim dhe në mjaft zona rurale, nga Shkodra në Sarandë, kanë filluar të mbijnë.’

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›