Pakistan - Vriten nëntë turistë në hotel

Një person i armatosur ka vrarë nëntë turist dhe ciceronin e tyre, pasi ka hapur zjarrin në hollin e hotelit të tyre të dielën në mëngjes, në veri të Pakistanit.
Incidenti i përgjakshëm ka ndodh në Krahinën Gilgit-Baltistan, ndërsa policia njofton se viktimat besohet të jenë shtetas nga Rusia, Kina dhe Ukraina.
Askush nuk ka marr ende përgjegjësinë për këtë sulm, ndërsa i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Krahina Gilgit-Balistan kufizohet me Kinës dhe Kashmirini, njihet si një prej zonave më të sigurta dhe të qeta në Pakistan, dhe është e njohur për bukuritë natyrore./Indeksonline/