E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, 1 milion njerëz pa shtëpi nga përmbytjet

Sipas të dërguarit të OKB-së, Mauricio Giuliano, në zonën e Thatas dhe Kambarshadadkot numri banorëve që kanë ngelur në qiell të hapur pas përmbytjes shkon në rreth 1 milion.

Në Pakistan përmbytjet nuk kanë të sosur pasi vetëm në Pakistanin jugor rrezikohen të pëmbyten nga lumi Indus edhe 400 mijë banorë të tjerë.

Banorëve që jetojnë në zonat e përbytura të Thatas, Suzhalit, Mirpur, Bathoro dhe Daro u është bërë thirrje që të largohen nga këto zona për të mos u rrrezikuar nga një mbytje e dytë.

Sipa të dhënave të fundit 17 milion njerëz janë të prekur nga përmbytja dhe 1.2 milion kanë ngelur pa shtëpi ndërsa 5 milion të tjerë nuk kanë kushte strehimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›