E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pakistan/ 18 viktima dhe dhjetëra të plagosur pas shpërthimit në një fabrikë lëndësh ngjitëse

Një shpërthim që përfshiu sot një fabrikë që prodhonte lëndë ngjitëse, në lindje të Pakistanit, shkaktoi vdekjen e të paktën 18 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve, thanë zyrtarët.

”Shpërthimi rrafshoi plotësisht fabrikën dhe disa shtëpi aty afër në qytetin industrial të Faisalabadit”, tha zyrtari i ekipeve të shpëtimit, Farooq Ahmed.

Pas disa orësh kërkimesh dhe operacioneve të shpëtimit, u nxorën 18 trupa dhe 23 persona të plagosur nga rrënojat, bëri të ditur administratori lokal Raja Jahangir.

Sipas Ahmedit, disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›