Pakistan 80 viktima nga zjarri ne fabrike

Një zjarr i rënë në një fabrikë tekstilesh në qytetin Karachi të Pakistanit ka shkaktuar 80 viktima dhe shumë të tjerë janë plagosur.
BBC bën të ditur se u nevojitën 40 makina zjarrfikësish për të shuar zjarrin.
Policia lokale i druhet rritjes së mëtejshme të bilancit të viktimave pasi ka të tjerë që ndodhen brenda ndërtesës. Ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan nisjen e zjarrit.
Një dëshmitar tha për AFP-në: “Godina nuk ka pasur asnjë masë sigurie. Në projektimin e ndërtesës nuk është parashikuar asnjë dalje emergjence dhe punëtorët u bllokuan brenda.”
Më parë gjatë ditës një tjetër zjarr, kësaj radhe në një fabrikë këpucësh në Lahore, vrau 23 persona.