Pakistan Hillary Clinton denon vrasjen e gazetarit

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka dënuar vrasjen e një gazetari pakistanez që ishte zhdukur pasi kishte shkruar për një artikull mbi lidhjet mes ushtrisë pakistaneze dhe Al Kaedës.
“SHBA-të dëmtojnë me forcë pengmarrjen dhe vrasjen e gazetarit Syed Saleem Shahzad”, ka shkruar Clinton në një komunikatë.
Syed Saleem Shahzad ishte bashkëpunëtor i të përditshmes “La Stampa” dhe agjencisë “Adn Kronos”.
Ndërkohë gazeta Dawn ka shkruar se reporteri 40 vjeçar ishte varrosur të hënën si i panjohur nga policia e Mandi Bahauddin, lokalitet 150 kilometra nga Islamabadi ku ka ndodhur edhe rrëmbimi.