Pakistan droni amerikan vret 4 persona

Te pakten kater persona kane vdekur ne nje sulm te bere nga nje avion amerikan i telekomanduar ne Uaziristanin Verior ne Pakistan.
Lajmin e bejne te ditur mediat nderkombetare sipas te cilave dy raketa te qelluara nga droni kane goditur ne shenje nje automjet qe me pas ka marre flake.
Sipas burimeve ende nuk dihet nese 4 viktimat kane qene civile apo terroriste dhe nga komanda amerikane nuk ka pasur ende nje deklarate.
Nderkohe po sot por me ne veri ne rajonin tribal te Orakzait dy ushtare pakistaneze dhe tete militante islamike mbeten te vrare ne nje shkembim zjarri.