Pakistan, forcat e sigurisë vrasin të paktën 23 rebelë
Lajmi bëhet i ditur nga televizioni "GEO Tv", i cili saktëson se në kuadër të ofensivës, autoritetet kanë vendosur shtetrrethimin në lokalitetin Yel Balam Butt dhe Medan Road. Kundërpërgjigja ushtarake u ndërmor pas atentatit të së dielës të katër kamikazëve pranë një baze të rojeve kufitare në Timergara.