E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan guvernatori u vra nga truproja

Vrasësi i guvernatori të krahinës më të pasur dhe të populluar në Pakistan është njëri nga truprojat e tij, informoi disa minuta më parë “Associated Press”.

Atentati ndaj drejtuesit numër një të krahinës së Punjabit, i cili thellon krizën politike në vend, ndodhi gjatë mëngjesit të sotëm në Islamabad. Truproja pranoi përpara hetuesve se ishte i irrituar nga kundërshtimi i politikanit për të pranuar miratimin e ligjit që dënon me vdekje të gjithë ata që ofendojnë islamin.

56-vjeçari Salman Taseer ishte një prej drejtuesve më të lartë të partisë në pushtet dhe një mik i ngushtë i presidentit Asif Ali Zardari. Ai ishte një prej përparimtarëve më të mëdhenj dhe konsiderohej si figura me më shumë influencë që prej vrasjes së Kryeministres Benazir Bhutto në dhjetorin e 2007-s.

Në trupin e pajetë të Taseer u gjetën 26 plumba, ndërsa nuk është ende e qartë nëse truproja e tij veproi i vetëm apo ishte pjesë e një plani madhor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›