E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan ish-presidenti skualifikohet nga zgjedhjet

Ish-presidentit të Pakistanit, Pervez Musharraf, iu ndalua pjesëmarrja në zgjedhjet e përgjithshme të muajit maj.

Një gjykatë e s’kualifikoi atë nga gara në krahinën veriperëndimore të Chitralit. Kjo ishte hera e katërt që gjykata pezullonte kandidimin e njeriut që drejtoi vendin aziatik me 170 milionë banorë, midis viteve 2001-08. Një avokat tha se Musharaf planifikon të apelojë në Gjykatën e Lartë. Ndërkohë, të paktën katër persona u vranë në një sulm ndaj një autokolone të mbështetësve të partisë kryesore në opozitë, në jugperëndim të krahinës së Balohistanit. Javën e shkuar, një politikan liberal mbeti i vrarë në një pritë, të marrë përsipër prej talebanëve që kundërshtojnë partitë pro-demokratike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›