E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pakistan, mbyllet protesta për minatorët e vrarë

Rrëmbimi dhe vrasja e 10 minatorëve një javë më parë, solli protesta në Pakistan dhe familjarët akuzojnë autoritet për mungesë të mbrojtjes së punonjësve.  Kryeministri Pakistanit Imran Khan u takua me anëtarët e familjeve të minatorëve nga pakica Shiite Hazara të vrarë në një sulm javën e kaluar të pretenduar nga grupi i Shteti Islamik. Dhjetë vetë vdiqën në sulmin të Dielën e kaluar që shkaktoi një protestë për mungesën e mbrojtjes për punëtorët dhe shkaktoi një protestë gjashtë ditore nga komuniteti. Protestuesit shiitë që numëronin deri në 3,000 kishin bllokuar një rrugë në periferi të Kuetës duke kërkuar sigurime personale nga Kryeministri Imran Khan. Një zyrtar i lartë qeveritar i tha AFP se kryeministri vizitoi Quetta të Shtunën dhe u takua me anëtarët e familjeve të pikëlluara.Ai citoi Khan të shprehte vendosmërinë e qeverisë për cuar fajtorët para drejtësisë. Khan, tha se qeveria e tij do të ndërmarrë çdo hap të mundshëm për të mbrojtur komunitetin Hazara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›