E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan raketa godet strehen e militanteve

Te pakten shtate militante u vrane kur raketat e qelluara nga nje avion amerikan pa pilot goditen nje shtepi ne veri-perendim te Pakistanit.

Raketa goditi nje strehe te militanteve ne rajonin e Shaualit ne Uaziristanin Verior prane kufirit me Afganistanin.

Zona ne fjale qe konsiderohet si nje fortese e talebaneve dhe Al Kaedes eshte goditur vazhdimisht nga sulme te tilla.

Sulmet kane vrare mbi 700 persona qe nga janari i vitit 2009 si dhe kane rritur ndjenjen anti-amerikane ne Pakistan.

Publikisht Pakistani i ka kundershtuar sulmet e tilla por analistet besojne se autoritetet i mbeshtesin ato ne menyre private.

Ushtria amerikane nuk i konfirmon sulmet me avione te tipit drone por analistet vleresojne se ajo eshte e vetmja qe zoteron nje teknologji te tille.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›