E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, talebanet shpallin armepushim ne Swat

Talebanet njoftuan sot shpalljen e nje armepushimi te papercaktuar ne luginen Swat ne zonen veriperendimore te Pakistanit. Vendimi u mor pas nje marreveshjeje te arritur me autoritetet e provinces.

Armepushimi erdhi ne perfundim te mbledhjes se keshillit konsultativ te drejtuar nga Maulana Fazlullah, kreu i talebaneve, tha nje zedhenes i luftetareve.

Talebanet kane liruar kater persona dhe kane njoftuar se te njejten gje do te bejne me te gjithe te burgosurit qe mbajne peng, duke treguar vullnetin e mire. Javen e kaluar ishte arritur nje pakt mes Pakistanit dhe lidereve islamike, qe parashikonte aplikimin e ligjit islamik Sharia ne luginen Swat.

Kjo zone ka qene prej kohesh arene e luftimeve te dhunshme te militanteve.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›