E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistani: Të pranohemi si fuqi bërthamore

Pakistani dëshiron që të njihet nga e gjithë bota si fuqi bërthamore. Deklarata është bërë nga gjenerali Tarik Majid, kryetar i krerëve të Komitetit të Shtabit të Përgjithshëm të vendit.

“Polemikat e vazhdueshme mbi sigurinë nuk përbëjnë një problem dhe ne vlerësojmë se tashmë bota duhet ta pranojë realitetin tonë bërthamor”, ka deklaruar zyrtari ushtarak.

Nga faktori ndërkombëtar, i shqetësuar për programet bërthamore të Iranit dhe Koresë së Veriut, nuk ka ardhur ende një reagim ndaj kësaj deklarate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›